Talenti argjentinas me origjinë arbëreshe, pranë kombëtares shqiptare

Kristian Panuçi vijon punën për të sjellë në kombëtaren shqiptare futbollistë të rinj dhe të talentuar.

Dëshira e radhës është është një argjentinas me origjinë arbëreshe, i cili po bindet nga Panuçi që të veshë fanellën kuqezi.

Fjala është për mbrojtësin e skuadrës së Belgrano, Tomas Guiadara. Ai mësohet se ka nisur kontaktet direkte me stafin kuqezi, shkruan JOQ.

Sipas mediave argjentinase, Guidara do të flasë direkt me Panuçin në javën e ardhshme dhe më pas do vendosë përfundimisht nëse do vijë apo jo.