VIDEO/ Helikopteri Cougar evakuon 15 persona të bllokuar në Theth e Shalë….

Forcat Ajrore përmes ekuipazhit të helikopterit Cougar, ka evakuuar 15 persona të bllokuar në fshatrat Theth e Shalë, në Dukagjin të Shkodrës, mes të cilëve ishin dy të sëmurë dhe 8 mësues.

Ndërhyrja ka ardhur pas raportimit të situatës, ku më pas ka qenë Prefekti i Shkodrës që ka kërkuar ndërhyrjen nga ajri.

Të evakuuarit janë dërguar në Shkodër.