FOTO/ Bie në greminë makina e bashkisë Librazhd, ç'u rezervoi fati dy punonjësve

Në fshatin Letem të Librazhdit, makina e Ndërmarrjes së Rrugëve, e cila shoqëronte fadromën per hapjen e rrugës, ra në greminë.

Brenda në makinë ndodheshin dhe dy punonjës të ndërmarrjes, inxhinjeri dhe shoferi.

Fati qe me ta, sepse të dy kanë shpëtuar mirë. Kjo është fotografia, marrë në vendin e ngjarjes.