Juventus i gatshëm ta shesë? Vjen reagimi i Dybalas

Juventus duket se e ka ndarë mendjen për të ardhmen e Paulo Dyalas.

Paulo Dybala është njëri ndër lojtarët më të përfolur në afatin e transferimeve.

‘Zonja e Vjetër’ e sheh atë si pjesë të rëndësishme të skuadrës, por nëse arrin një ofertë mbi 100 milionë euro atëherë do të diskutohen gjërat.

Fabrizio Romano raporton se Juventus do ta shikojë edhe dëshirën e lojtarit nëse dëshiron të qëndroj apo largohet në afatin e verës.

Nëse argjentinasi vendosë të qëndrojë, atëherë torinasit do ta rinovojnë kontratën e tij.