Habit Lleshi/ Dhunimi i studentëve, policia po bën punën e saj

Pas ceremonisë së 106-vjetorit të policisë së Shtetit, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj foli për gazetarët lidhur me ngjarjet e fundit në vend.

Ministri Lleshaj ka dhënë komente të habitshme lidhur me dhunën e verifikuar dhe të denoncuar të policisë ndaj studentëve protestues, duke thënë se policia po bën punën e saj.

Studentët pretendojnë se po dhunohen nga policia që nuk i lë për të ngrenë dhe të marrin batanije?

“Policia s’bën vepër penale por punon për sigurinë e vendit. Studentët kanë protestuar me të gjitha mënyrat që donin, tani s’flasim për studentët por një grup të vogël që po bllokojnë universitetin”

Keni besim te policia që gjetët?

“Lëvizja është normalitet, jo shprehje e mosbesimit, dhe unë s’kam bërë ndonjë lëvizje të madhe”

Ngjarja e Durrësit, krimi është ashpërsuar përderisa është marrë peng një fëmijë

“Shpreh indinjatën e thellë për këtë turp, por policia do të bëjë maksimumin e mundshëm për zgjidhjen e këtij akti të shëmtuar”

Studentët pretendojnë se po dhunohen nga policia që nuk i lë për të ngrenë dhe të marrin batanije?

“Policia s’bën vepër penale por punon për sigurinë e vendit. Studentët kanë protestuar me të gjitha mënyrat që donin, tani s’flasim për studentët por një grup të vogël që po bllokojnë universitetin”

S’kemi parë rezultate nga ju, a jeni në lartësinë e duhur për këtë detyrë?

“S’bëj vlerësimin e vetes”

Na jepni një grup kriminal që keni goditur

“Unë nuk godas grupe kriminale, i bën policia e Shtetit”.