Pas aksidentit me dy të vdekur, protestojnë banorët e ish-Kënetës

Banorët janë ngritur në protesta pas aksidentit të rëndë më dy viktima të së shtunës.

Ata protestojnë për mungesën e sinjalistikës në rrugën ‘Vllazërimi’.

Banorët kërkojnë vendojen e sinjalistikës dhe ndriçimit, pasi është një nga rrugët me më shumë banesa përreth.

Dy gra, vjehrrë dhe nuse, humbën jetën pasi u përplasën nga një makinë në zonën e ish-Kënetës.

Policia raportoi se mjeti tip BMË drejtohej nga një 22-vjeçar, që ishte me shpejtësi tej normave të lejuara.