Rrëshkitën në akull, përplasje e fortë makinash tek kthesa e Cakranit

Një aksident i fortë ka ndodhur tek Kthesa e Cakranit në Fier, në rrugën Levan - Tepelenë. Fatmirësisht, nuk ka pasur viktima, por vetëm shkatërrim të mjeteve që kanë rrëshkitur në akull.

Një Benz me targa AA560NV është përplasur me makinë me targa greke.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.