Patrullonte detin Jon me skaf, ndërron jetë befas polici i kufirit

Lani Goga, 63 vjeç, punonjës i skafit të Policisë Kufitare Sarandë, që patrullonte detin Jon, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotshëm në rrethana të panjohura.

Ai kishte dalë në det për kontrollin e kufirit. Nuk dihet ende shkaku zyrtar i vdekjes së 63-vjeçarit, por sipas shokëve të tij, rreth orës 4:00 ai nuk ishte ndier mirë. Dyshime më të forta janë për vdekje natyrale. 

Policia ka nisur hetimet.