Policia jep detaje, ja kush është biznesmeni i grabitur në Durrës. Emri
Polica e Durrësit ka dhënë detajet e para për grabitjen në familjen e një biznesmeni në Shkozet.
Sipas Policisë Vendore, mësohet se grabitja ka ndodhur në banesën e biznesmenit Elton Kelmendi, dhe shuma e grabitur është 10800 euro.
Informacion paraprak
Më datë 12. 01. 2019, në lagjen Nr. 14 Shkozet, Durrës 3 persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë hyrë dhe kanë vjedhur banesën e shtetasit E. K. ku kanë marrë 10 800 €.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.