Detajet e para, si ju zu pritë dhe si u lidhën familjarët e biznesmenit në Shkozet

Zbardhen detajet e para për grabitjen e një biznesmeni në shtëpinë e tij në Durrës.

Mësohet se tre persona të paidentifikuar dhe me maska në kokë kanë grabitur një biznesmen në Shkozet të Durrësit, ndërsa nga të dhënat e para thuhet se vlera e grabitur është rreth 10 mijë euro.

Grabitësit nën presionin e armëve mësohet se kanë lidhur familjarët brenda në shtëpi dhe prej aty kanë marrë sasinë e eurove dhe janë larguar. Në ikje e sipër, grabitësit kanë marrë edhe djalin e familjes, por e lanë të lirë disa kilometra më tutje.

“Kanë qenë tre persona të armatosur që i kanë zënë prit te dera e shtëpisë biznesmenit të fushës së transportit  ndërkombëtar. Fillimisht kanë lidhur të zotin e shtëpisë dhe bashkëshorten, ndërsa njëri prej tre grabitësve ka mbajtur nën presion djalin e shtëpisë.

Po merret në pyetje biznesmeni. Ai kishte dalë shëtitje me djalin për një kafe dhe kur është kthyer ka ndodhur ngjarja”, mësohet nga burimet e Policisë së Durrësit.

Menjëherë policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën, por ende nuk dihen personat e kësaj ngjarje të rëndë. Edhe pse të terrorizuar, biznesmeni dhe familjarët e tij janë shoqëruar në polici për të dhënë dëshmi rreth kësaj ngjarje. Emri i biznesmenit nuk behët me dije ndërsa mësohet se aktiviteti i tij ishte kryesisht në fushën e  transportit ndërkombëtar.