Chelsea fiton ndaj Newcastles, përforcon vendin e katërt
Chelsea ka marrë fitoren e parë për vitin 2019.
Të besuarit e Maurrizio Sarrit kanë fituar me rezultatin 2-1 duke mposhtur Newcastle United në “Stamford Bridge”.
‘Blutë e Londrës’ vuajtën jo pak për të marrë pikë të plota nga përballja me skuadrën e Rafael Benitez, që sot dukej në një formë të mirë.
Ishte Pedro i cili në minutën e 9’ shënoi golin e avantazhit duke realizuar me parabol. Miqtë barazuan rezultatin 1-1 në minutën e 40’ me anë të Clark.
Për fitoren e Chelseas mendoi Willian që shënoi golin e avantazhit në minutën e 57’ duke realizuar një gol të bukur.
Kjo ishte fitorja e 14-të e Chelsea këtë sezon, që forcon vendin e katërt me 47 pikë, gjashtë më shumë se Arsenal që u mund sot nga West Ham.