350 milionë euro, Reali gati të bëjë 'çmendurinë' për të transferuar këtë sulmues

Harry Kane i Tottenham Hotspur është objektivi kryesor në merkaton e Real Madridit.

Transferimi i tij do ta thyente rekordin aktual në tregun e transferimeve dhe do ta vendoste një rekord vështirë të thyeshëm në të ardhmen, bazuar në shumën që Tottenham e kërkon për të.

Kane do t’i mbushë 26 vjet në fund të muajit korrik dhe sipas mediave botërore, bazuar në moshën dhe paraqitjet e tij, anglezi do të ishte sulmuesi më i mirë që një skuadër mund ta blejë.

E përditshmja spanjolle “AS” ka zbuluar se Madridi e ka kontaktuar klubin londinez për ta bërë këtë ëndërr realitet. Sipas AS, një zyrtar i lartë i Real Madridit ka biseduar me drejtuesit e Tottenhamit para Krishtlindjes për transferimin e mundshëm të Kane.

Synimi i tij ka qenë të mësojë se çfarë çmimi do të kishte transferua e Kanes në “Bernabeu”.

Përgjigja që ai ka marrë nuk ishte inkurajuese, pasi Tottenhami kërkon plot 350 milionë euro për të marrë shërbimet e sulmuesit britanik.