Basha-Ramës: Ndal dhunën ndaj studentëve, po e çon vendin në konflikt civil

Në deklaratën për mediat nga selia e PD, kryedemokrati Basha apeloi kryeministrin Rama të ndalë dhunën ndaj studentëve, ose në të kundërt u shpreh ai vendi shkon drejt një konflikti civil.

Ndërsa akuzoi prokurorinë si bashkëfajtore, Basha kërkoi prej saj të hetojë futjen e policisë në shkelje të ligjit në auditorë.

'Jemi i vetmi vend në Europë dhe Botë ku policia është futur në ambjente universitare ku studentët po protestojnë më ligj.

Ligji për arsimin e lartë e thotë qartë se ndërhyrja e policisë bëhet me kërkesë të titullarit cënimi i paprekshmërisë ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.

I bëj thirrje prokurorisë të hetojë.Me heshtjen e saj ajo po provon se është bashkëfajtore me falangat kriminale të një të marri që ka udhëruar dhunimin e studentëve. Mbështetje totale për cdo veprim të studenvte të kërkesave të tyre të drejta, opozita do vijojë të mbrojë të drejtën e studentëve.

Kjo shkelje flagrante e ligjit po shtyn vendit drej një konflikti civil. Pasi kanë vjedhur e zhvatur paratë e prindërve, të taksapaguesve të infrastrukturës tani po dhunojnë edhe fëmijët.

I bëj thirrje Edi Ramës të ndalë represionin ndaj studentëve, ndal dhunën psiqike e fizike ndaj tyre. Cdo shtyrje e mëtejshme në këtë drejtim do të shtyjë vendin në konflikt civil',-u shpreh Basha.