Rama reagon ndaj Metës: Pengmarrës i zyrës së presidentit

Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së sotme të Presidenti Ilir Meta.

Ai e cilëson Metën si pengmarrës të zyrës së presidentit.

Me një status në Twitter, Rama shkruan se Gjykata e re Kushtetuese do ta zgjidhë këtë ngërç.

Ja çfarë shkruan Edi Rama:

Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktorreshës së Shkencave.

Gjykata e re Kushtetuese do t'i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do jetë e gjitha tek njerëzit e zero tek çizmet.