Ballist Morina në krah të Metës për mosdekretimin e Cakajt: Nuk mund të ishte ndryshe …

Ismail Morina i njohur ndryshe si Ballist Morina, i cili mori autorësinë e ngritjes së flamurit “Autochthonous ” në stadiumin e Beogradit në ndeshjen midis Kombëtares Shqiptare të Futbollit dhe Kombëtare së Serbisë, ka reaguar me vendimin e Presidentit Meta për mos-dekretimin e Cakajt në postin e Ministrit të Jashtëm.

Në një koment në facebook Morina shkruan se numri një i shtetit shqiptar mbështet fuqishëm dhe pa rezerva integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

“Përgëzimet e mia të sinqerta në lidhje me qëndrimin tuaj rreth çështjes në fjalë,” – shkruan Morina.