Thellohet kriza, njihuni me problemin e ri tek Real Madrid

Për Real Madrid nuk kanë të ndalur problemet. Vinicius Junior është lojtari i radhës që i është shtuar listës së mungesave te Real Madrid.

Santiago Solari, po përballet me shumë mungesa në prag të ndeshjes së vështirë në udhëtim te Real Betis.

Sipas medieve spanjolle ai ka ndaluar së stërvituri sipasojë e një gripi. Mbetet të shihet në dy ditët në vazhdim se cila do të jetë situata e tij,nëse do të mund të ndihmojë skuadrën për ndeshjen ndaj Real Betis që luhet ditën e diel në Villamarin.

Lojtarët e tjerë në të cilët nuk mund të llogarisë Santiago Solari janë Toni Kroos, Marclo Asensio, Llorente, Garethe Bale, Thibaut Courtois dhe Mariano Diaz.