ZYRTARE: Sulmuesi largohet nga Barcelona, testet mjekësore me klubin e ri

Sevilla ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Barcelonën, për transferimin e Munir El Haddadi.

Pas disa huazimeve, 23-vjeçari, largohet nga Barcelona për t’iu bashkuar andaluzianëve të Sevillas që do paguajnë rreth 1 milionë euro, shkruan SYRI.net.

Lajmin për transferimin e Munir te Sevilla e ka konfirmuar edhe skuadra e Barcelonës e cila shkruan:

“FC Barcelona dhe Sevilla FC kanë arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit Munir El Haddadi”.