Mediu uron Zaevin dhe Xhaferrin për ndryshimin e emrit

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka përshëndetur vendimin e Kuvendit maqedonas për votimin pro ndryshimit të emrit.

Me anë të një postimi në Facebook, Mediu bën me dije se ka uruar kryeministrin Zoran Zaev dhe kreun e kuvendit Talat Xhaferri për suksesin e sotëm kushtetues.

Ja postimi i Mediut:

Te dashur miq

Sapo komunikova dhe urova Kryeministrin Zaev dhe Kryetarin e Parlamentit Xhaferi Te Maqedonise per suksesisn e sotem, per ndryshimet Kushtetuese, nje hap i rendesishem per shqiptaret dhe Maqedonet per antaresimin ne NATO dhe BE.

Antaresimi I Maqedonise ne NATO eshte nje faktor I rendesishem stabilteti dhe sigurie ne Balkan, duke minimizuar influencat Ruse ne dem te ballkanit Europian dhe vecanerisht shqiptareve.

Nje merite e jashtezakoneshme i takon partive politike shqiptare per maturine dhe mbeshtetjen e antaresimit ne NATO dhe BE Te Maqedonise si nje faktor qartesisht pro Europian.