Kamza zyrtarizon blerjen e bujshme, njëkohësisht edhe largimin e këtij sulmuesi

Kamza ka bërë një tjetër transfertë.

Bëhet fjalë për portierin Elidon Selaci i cili ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me klubin që militon në Kategorinë Superiore.

Selaci me një të kaluar në shumë ekipe të Kategorisë së Parë, vjen nga klubi i Burrelit, ndërsa me Kamzën ka qenë edhe pjesë në 2012.

Por përveç përforcimit klubi i Kamzës është treguar aktiv edhe në merkaton dalëse.

Pas Erlis Frashërit dhe Armando Ramait, klubi i Kamzës zyrtarizon edhe një tjetër lojtar të larguar nga ekipi.

Ditën e sotme, nëpërmjet një njoftimi në Facebook, klubi bën të ditur mbylljen e bashkëpunimit me sulmuesin Ognjen Roloviç.

“Klubi bën te ditur nderprerjen e bashkepunimit me sulmuesin Ognjen Rolovic. Gjithashtu i urojme suksese lojtarit ne vazhdimin e karrieres se tij duke e falenderuar per kontributin e dhene me ngjyrat tona”, thuhet në reagimin zyrtar të Kamzës.

Sulmuesi Malazez erdhi në korrik të 2018 tek Kamza, dhe në gjysmën e parë të sezonit, luajti 16 takime në Superiore, me një total prej 967 minutash të luajtura, ku shënoi vetëm 2 gola.