Lojtari largohet nga Interi pa ardhur mirë, zyrtarizohet te klubi i njohur

Flamengo ka prezantuar transferimin më të fundit.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Interit Gabriel Barbosa (Gabigoli) i cili është transferuar në Brazil në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Skuadra braziliane në faqen zyrtare të klubit kanë konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Interin për sulmuesin 22 vjeçar, i cili do të jetë pjesë e Flamengos deri në fund të sezonit 2019.

Edhe pse në videon e prezantimit është shfaqur me numrin 12, Gabigol te Flamengo do të mbajë fanellën me numrin 9, e cila është liruar nga Paulo Guerrero.