", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

ZYRTARE: Kryhet transferta nga Premier League drejt Serie A, ja surpriza...

Sampdoria ka nënshkruar zyrtarisht me sulmuesin Manolo Gabbiadini nga Southampton.

Të dy klubet e konfirmuan në faqet e tyre zyrtare, ndërsa lëvizja e Gabbiadinit i ka kushtuar klubit italian plot 12 milionë euro.

Raportimet thoshin se 27-vjeçari do të nënshkruante si huazim për tre milionë euro me detyrim blerje në fund të sezonit .

Për të është një rikthim te Sampdoria, ku kishte shënuar 19 gola në 50 ndeshje para se të bashkohej me Napolin në janar të vitit 2015.

Ai kishte 6 gjashtë gola në 4 paraqitjet e tij të para me Southamptonin, por nuk vazhdoi me formën e njëjtë.