Vjedhja e armëve në Pashaliman/ Strazimiri: Niveli i sigurisë në Shqipëri është zero

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, ka reaguar pas grabitjes së armëve në depon ushtarake të Pashalimanit.

Në reagimin e tij Strazimiri thekson se vjedhja e armëve në Pashaliman, tregoi edhe njëherë se në Shqipëri siguria ka arritur në nivelin zero.

Sipas tij siguria funksionon vetëm për mbijetesën e kryeministrit dhe për asgjë tjetër.

Ja reagimi i Strazimirit:

Skandal me çertifikatën INFORMACIONIT TË SIGURISË SË LARTË që lëshohet me më pak kontroll se një çertifikatë familjare...

Skandal me SIGURINË e Depove të Armatimit të bazës më të rëndësishme detare që zbrazet gjatë natës...

Kjo vetëm 24 orët e fundit!!!

STANDARDET e SIGURISË në nivelin nën "0" në vendin anëtar të NATO-s që qeveriset nga një narko-qeveri e korruptuar!

P.S. të gjitha shërbimet dhe resurset e SIGURISË funksionojnë 24/24 vetëm aty ku cënohet mbijetesa politike e narko-Kryeminstrit: tek studentët në protestë, tek naftëtarët në protestë, tek minatorët në protestë... tek populli në protestë.