6 pyetje publike drejtuar Edi Ramës

Pas Edi Ramës, njeriu më i shpërfytyruar për refuzimin e Gent Cakajt, si ministër të Jashtëm, është Baton Haxhiu.

Kosovari me pasaportë shqiptare prej vitesh është këshilltar i Edi Ramës. E duke qenë i tillë, ka propozuar dhe Cakajn për ministër.

Ishte propozimi për ministër ai i cili zbuloi se Gent Cakaj edhe pse ishte zv/ministër i Jashtëm nuk kishte asnjë certefikatë sigurie. Një e tillë iu dha brenda 24 orësh, pasi u propozua nga Rama për ministër.

Por nuk dihet nëse Baton Haxhiu ka certefikatë sigurie, duke qenë se është këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë.

Prandaj SYRI.net i bën 6 pyetje publike Edi Ramës:

Baton Haxhiu, si këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë,

-a ka certifikatë sigurie?

-nëse po, kur ka aplikuar, dhe kur e ka marrë?

-çfarë lloj certifikate ka/ çfarë niveli sigurie

-nëse nuk e ka, pse?

-nuk ka aplikuar? A e ka detyrim ligjor?

-nëse ka aplikuar dhe DSIK nuk ja ka dhënë, cili është motivacioni? Nëse DSIK nuk ja ka dhënë, pse e ka mbajtur Rama në detyrë?