Miqësorja e dytë/ Partizani kalon me sukses ekipin turk

Partizani ka arritur që të marrë një tjetër barazim në miqësoren e dytë në Turqi, kësaj here kundër ekipit turk, Antaliaspor.

Të besuarit e Skënder Gegës e panë veten në dizavantazh që në minutën e dytë, kur Sinik befasoi  portierin Xhika.

Pjesa e parë është mbyllur me shifrat 1-0. Me startin e pjesës së dytë, ekipi i “Demave” është hedhur menjëherë në sulm, duke u treguar mjaft agresiv.

Ata kanë arritur që të gjejnë rrugën e rrjetës në minutën e 46-të me anë të Jurgen Bardhit.

Një ndeshje e rëndësishme kjo për Gegën, ku nuk ka lënë pa provuar thuajse të gjithë lojtarët dhe ky ka qenë një test shumë i  mirë kundër një kundërshtari të fortë.

Ndryshe nga ndeshja e parë, tekniku i të kuqve ka preferuar të bëjë disa lëvizje.