FOTO/ Kukësi-Rostov, Rroca e Shkurtaj titullarë në miqësore

Kukësi do të ndeshet sot me Rostovin. Miqësorja është planifikuar të luhet në fushën e resortit ku stërviten verilindorët, në “Titanik Resort”, në orën 15:00.

Kjo është miqësorja e dytë dhe e fundit që nënkampionët e Shqipërisë do të zhvillojnë në tokën turke.

Në këtë përballje trajneri Armando Cungu ka aktivizuar si titullarë dy blerjet e janarit, Rrocën dhe Shkurtajn.

Cungu ka bërë publik edhe formacionin që do të zbresë në fushën e lojës kundër rusëve.