Shfaqet Moratti, ja çfarë thotë për situatën e Icardit

Massimo Moratti ka folur për zërat që janë përhapur kohët e fundit lidhur me çështjen e Icardit dhe Interit.

Në një intervistë të shkurtër të dhënë për gazetën italiane “Sport Mediaset”, ish-presidenti i Interit ka thënë se klubi zikaltër e ka një strategji si të mbajë sulmuesin argjentinas në ekip.

Ai mendon se Icardi ka shumë të drejtë që të kërkojë rritjen e pagës në rinovimin e tij të kontratës.

“Vit për vit dëgjojmë zëra lidhur me rinovimin e tij. Mendoj se sulmuesi ka të drejtën që të kërkojë një kontratë më të mirë, por gjithashtu besoj se klubi ka bërë gati strategjinë që ta mbajë”, tha ish-presidenti i Interit.

“A do t’i kisha dhënë unë 8-9 milionë euro Icardit nëse do të isha presidenti? Nuk di si të lidh figurat e të tashmes me ato që kanë qenë në të kaluarën”, ka thënë Moratti.