Zbulohet shkresa, ja militani i PS-së që futi policinë në Universitete

Policia është zhvendosur prej dy ditësh në fakultete për të “normalizuar” situatën e krijuar nga bllokimi i auditoreve. Madje efektivë të saj janë përplasur dhunshëm me studentët.  

Me ligj forcat e rendit e kanë të ndaluar hyrjen në Universitete dhe çdo lëvizje mund të bëhet vetëm me kërkesë të vetë Universiteteve.

Një kërkesë e tillë është bërë dhe mban firmën e Administratorit të Universitetit të Tiranës, Skerdi Dafa.

E shkuara e tij zbardh edhe gjithë zellin për të përplasur studentët me policinë. Dafa është anëtar dhe militant i Partisë Socialiste.  Ai ka shërbyer si ish-zv.Drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, së fundmi ish-Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve të Elbasanit i emëruar nga Partia.