Ironia e Gurit ndaj Ramës/ Doktoresha që ke në paradhome, s’të bën derman, do shkosh në t’Surrelit!

Anëtarja e kryesisë së LSI-së Elona Guri ka reaguar me ironi të thellë ndaj komenteve të fundit të Edi Ramës që pasuan mosdekretimin e kandidatit të tij për ministër të jashtëm Cakaj nga Presidenti Meta.

Znj. Guri shkruan në rrjetet sociale se “as Doktoresha që ken ë parashomë me tabaka të praruar me ilace nuk të bën dot derman”. Më tej ajo shton se “doktoresha tjetër që ta di diagnozën do të çojë në të t’Surrelit”.

Ja postimi i plotë   

Ah more Edi, ske cben keshtu eshte kur ndihesh i kompleksuar nga doktoreshat. Hall i madh te ka rene, sa as Doktoresha qe ke ne paradhome me tabaken e praruar me ilace ste ben derman. Ti mire ben qe kerkon ndihme nga doktoreshe tjeter, por kjo do te sheroje tamam ama se ta di diagnozen. Dhe do te te coje ne t’Surrelit! Ah dhe nje gje, disiplinohu te flasesh si kryeminister