Dhuna ndaj studentëve, Basha: Akt marrëzie, Rama i rrezikshëm

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka akuzuar Edi Ramën se me polici po kërkon të pushtojë edhe universitetet.

Sipas kreut të opozitës veprimet e policië janë aktet e një njeriu të rrezikshëm.

‘Dua të dënoj në mënyrë të prerë këtë dhunë që po ushtrohet ndaj studentëve dhe dua ti paralajmëroj të gjithë që nga polici më i thjeshtë deri tek ministri Lleshaj dhe Rama vetë për dhunën që po ushtron për pushimin e hapësirës.

Pasi ka parë se falë protestës së studentëve, i është shkatërruar edhe mekanizmi i fundit, i propagandës, që iu bë çorbë, ka nisur pushtimin e hapësirës mediatike.

Një akt marrëzie i një njeriu të rrezikshëm’, tha gjatë fjalës së tij kreu i PD-së, Lulzim Basha.