Sqarohet situata e Armando Sadikut

Levante ka filluar përgatitjet për pjesën e mbetur të sezonit. Në skuadër, këtë merkato, pritet të ketë dy afrime të reja.

Për ta bërë këtë, nga klubi duhet të largohen më parë 2 futbollistë.

Federata Spanjolle nuk e lejoji disa ditë më parë huazimin e Sadikut në Zvicër, por vetëm shitje përfundimtare.

Sipas asaj që raporton “Marca”, sulmuesi i Kombëtares sonë nuk do të largohet, pasi drejtuesit nuk duan të humbasin përfundimisht shërbimet e tij, edhe pse ai vjen nga një dëmtim i gjatë.

Largime pritet të jenë ato të Samu Garsia dhe Sheik Dukure.

Kujtojmë se Sadiku vjen pas një dëmtimi të rëndë, por pritet që në fillim të shkurtit ai të jetë gati.