Modelja afrikano-serbe e klipit të Majk kryen vetëvrasje

Me siguri të gjithë e keni fiksuar në mendje imazhin e modeles bukuroshe me kaçurrela, që shfaqet në klipin e reperit Majk, “Qikita”.

Modelja afrikano- serbe Marija Curcic është gjendur e pa jetë në shtëpinë e saj në Beograd,ku u gjet e vetvrarë me 11 nentor të 2018.

 25-vjecarja me origjinë afrikano-serbe thuhet se ka patur një gjendje të rënduar mendore, por asgjë nuk është konfirmuar.

Mediat serbe raportojnë se nuk është gjetur asnjë letër apo shenjë depresioni rreth jetës së saj.

Prandaj, shkaku i vetëvrasjes së Marijës mbetet një mister.

Klipi i reperit Majk doli në treg më 30 nëntor.

Mendohet se artisti e ka vonuar publikimin e projektit për nder të së ndjerës.