VIDEO/ Rama dërgon policinë në Fakultetin e Ekonomisë, dhunë mbi studentët...

Dhjetra efektivë kanë mbërritur në Fakultetin e Ekonomisë, në tentativë për të zhbllokuar hyrjen e Fakultetit. Ka pasur një përplasje dhe me studentët, të cilët janë të irrituar pasi kanë kaluar gjithë natën të ngujuar brenda godinës.

Studentët pretendojnë se janë shtyrë dhe janë goditur nga ana e Policisë, edhe pse prania e efektivëve në ambientet universitare është e paligjshme.

Në hollin e Fakultetit Ekonomik ka një prani mjaft të madhe të rojeve private.