VIDEO/ Natë plot tension brenda Juridikut: Policia mësyn me roje private për të nxjerrë jashtë studentët

Nata ka qënë tejet e trazuar për studentët protestues të ngujuar brenda Fakultetit Juridik. Policia ka mësyrë me rojet private të godinës, për të prishur barrikadat e ngritura me tryeza dhe karrige në dyert e brendshme të fakultetit dhe ka tentuar të nxjerrë jashtë studentët.

Duke qënë se Policia nuk mundet të dhunojë haptazi as protestën dhe as të rinjtë, për këtë qëllim janë përdorur rojet e firmës private, që ruan godinën.

Në sfond dëgjohen thirrjet e studentëve, që u kujtojnë rojeve të mos guxojnë t’i prekin  protestuesit, sidomos vajzat studente.

Ndërkohë, shihet energjia e të rejave të evndosura për ta vazhduar protestën, tek filmojnë skenën e dhunshme. Gazetari Ermal Rizaj sjell pamjet/ar.sh/SYRI.NET