FOTO/ Ngujohen në Fakultet edhe studentët e Ekonomikut

Një grup studentësh të Ekonomikut kanë nisur zyrtarisht ngujimin brenda dyerve të godinës së fakultetit gjatë natës. Ata shprehen se nuk janë kundër pedagogëve dhe as rektoratit. por duan plotësimin e kërkesave.

Sipas tyre plotësimi i tyre nuk është bërë i plotë nga kryeministri Rama.

Ata shprehen se do të qëndrojnë deri të dielën brenda fakultetit.

Studentët kërkojnë shtyrjen e sezonit të provimeve për të përsëritur të gjitha orët e humbura si pasojë e protestave.