Tërmeti ju shkatërroi shtëpinë, familja në Kuç të Himarës kalon dimrin në çadër ushtrie

Një familje e prekur nga tërmeti 4.7 ballë i javës së kaluar në Kuç te Himarës do t'i kalojë këto ditë të ftohta dhe me reshje në një çadër.

Forcat e Armatosura kanë pajisur familjen me çadër ushtrie, ku do të sistemohet provizorisht deri në përfundim të procesit të evidentimit të dëmeve.

Në gjithë zonën e lumit të Vlorës, vijojnë temperaturat e ulëta shoqëruar me reshje shiu e dëborë.

Problematika vijon të jetë situata sa i përket furnizimit me energji elektrike.