Refuzimi i Cakajt, Rama: Na fal Kosovë, nuk ju ndava dot

Vetëm pak minuta i janë dashur kryeministrit Edi Rama, për të reaguar ndaj presidentit Ilir Meta, për refuzimin që ky i fundit i bëri Gent Cakajt si ministër i Jashtëm i Shqipërisë.

Me një hungërimë në rrjetin e 'cicërimave' Twitter, Rama jo vetëm që nuk ka dhënë asnjë kundër argument për 4 faqet e arsyetimit të këtij refuzimi të presidentit, por madje ka lëshuar edhe fyerje dhe kërcënime të pa precedenta ndaj kreut të shtetit.

Edi Rama, e quan të 'frikshëm' argumentimin refuzues të presidentit dhe në fakt ashtu është. Në letrën e presidentit ne mësuam se një individ i quajtur Gent Cakaj në një post të rëndësishëm dhe delikat si ai zëvendës ministrit të Jashtëm, e ka ushtruar këtë detyrë pa u pajisur me certifikatë sigurie.

Madje ai as që ka denjuar që sipas ligjit, të plotësojë formularët për këtë hap të domosdoshëm për një zyrtar në këtë post delikat, ku posedohen informacione sensitive dhe të klasifikuara.

Gjithashtu Rama e quan 'të turpshëm dhe antikushtetues', këtë vendim të presidentit Meta, por nuk jep asnjë argument juridik ku e mbësht këtë akuzë të rëndë. Dhe për ti vënë kapak gjithë këtij përroi mllefi dhe çmendurie, Rama i kërkon falje Kosovës, për këtë veprim të presidentit.

E sic duket, Rama i ka kerkuar falje Kosoves se nuk mundi te emeroje nje minister te Jashtem, qe eshte pro ndarjes se Kosoves.

Të ngatërrosh Kosovën me Jugosllavinë e Baton Haxhiut e të Gent Cakajt, vetëm Edi Rama është “i aftë” që ta bëjë!