Aksident i rëndë, makina bie nga ura në Surrel

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një makinë ka rënë nga ura e Surrelit. Burimet bëjnë me dije se dy persona që kanë qenë në makinë kanë mbetur të plagosur.

Deri më tani nuk dihet identiteti i tyre.

Aktualisht dy të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.