Sokol Cikalleshi shënon në miqësoren e Goztepes

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, është rikthyer te goli.

Ai ka realizuar në miqësoren mes Goztepe dhe Pendikspor. Sulmuesi ka realizuar golin e pestë për skuadrën e tij.

Ky takim miqësor është mbyllur me rrezultatin e pazakontë 6-3 për Goztepen.

Skuadra e Cikalleshit mban vendin e 10-të në kampionatin turk të futbollit.