VIDEO/ Vijon protesta e studentëve në Elbasan, kusht të ri qeverisë…

Rikthehet protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan të cilët kërkojnë plotësimin e 9-të kërkesave drejtuar kryeministrit dhe Ministrisë së Arsimit.

Ata kanë kërkuar plotësimin e kërkesave të studentëve nga ana e kryeministrit Rama ose doreheqjen e tij, një kërkesë kjo e pa artikuluar më parë.

Raportohet se ka patur prezencë të policisë në ambjentet e universitetit por pasi studentët kanë nisur ti filmojnë ata janë larguar duke qëndruar në ambjentet e jashtme të këtij universiteti.

Thirrjet e studentëve drejtuar qeverisë janë të ndryshme të cilat. Ata kanë kënduar edhe Himnin e Flamurit Kombëtar nëpër koridoret e universitetit.

Ndërkohë në Universitetin e Tiranës dhe në fakultetet përkatëse vijon bojkotimi i mësimit nga ana e studentëve