Bien shitjet e makinave për herë të parë në 20 vjet

Industria e automobilave është një nga industritë më të rëndësishme në zhvillimin ekonomik të një vendi. Aro sjellin shumë të ardhura.

Shitjet e makinave në Kinë, i cili është  tregu më i madh në botë i automjeteve, kanë parë rënien e tyre të parë vjetore në 20.

Shitjet ranë me 6% në 22.7 milionë sektorë në vitin 2018, sipas China Passenger Car Association (CPCA).

Në dhjetor shitjet u ulën me 19.2 % krahasuan me të njëjtën periudhë një vit më parë, tha CPCA.

Rënia vjen në mes të një ngadalësimi në ekonominë e Kinës, pasi lufta tregtare me SHBA-të tronditi besimin e konsumatorëve.

Rënia e tregtimit ka goditur sektorin prodhues të Kinës, i cili u tkurr muajin e kaluar për herë të parë në më shumë se dy vjet, sipas të dhënave zyrtare.

Rënia e eksportit ka forcuar nevojën që Pekini të mbështet tek konusmatorët e brendshëm për të rritur ekonominë.

Prodhuesit e jashtëm të makinave si Ford, Volkswagen, Jaguar Land Rover dhe General Motors kanë raportuar rënie të shitjeve gjatë muajve të fundit në Kinë.