Moti për nesër, ja çfarë pritet të ndodhë

Moti do të vazhdojë të jetë i ftohtë dhe me reshje në vendin tonë.

Sipas të dhënave nga meteorologët, gjatë ditës së nesërme cikloni i dëborës do të zhvendoset në drejtim të Maqedonisë.

Reshje të dendura bore do të ketë në shumë pjesë të territorit të Shqipërisë me përjashtim të atyre rajoneve ku temperatura e lartë do të kushtëzojë reshje shiu.

Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta si pasojë e erërave të ftohta veriore.

Nga e Premtja do të kemi zvogëlimin e dukshëm të intensitetit të reshjeve atmosferike dhe në shumë rajone edhe ndërprerjen e tyre.

Pra, të premten pritet të mbajë mot i vranët vende-vende me reshje kryesisht të dobëta bore.