FOTO/ Bizneset në autostradë japin alarmin e përmbytjeve: Nuk jemi dëmshpërblyer, qeveria të përmbushë premtimin

Rreziku i rrebesheve të shiut dhe i në përmbytje tjetër të mundshme, ka vënë në alarm bizneset në zonën industriale te Citypark. Ato i frikësohen përsëritjes së një përmbytjeje të dytë të madhe si ajo e 30 nëntorit 2017.

Drejtues të bizneseve i bënë thirrje qeverisë të përmbushë premtimet e pa mbajtura për t’i dhënë një zgjidhje definitive problemit ndërsa deklaruan se nuk kanë marrë asnjë mbështetje financiare nga shteti për dëmet e shumta materiale çka po i shtyn drejt falimentit edhe nxjerrjes në rrugë të mijëra punonjësve.

Përmbytja e fundit gati ka gjunjëzuar mbi 40 biznese VIP në këtë zonë të cilat për shkak të humbjeve kolosale janë detyruar të përgjysmojnë aktivitetin prodhues dhe tregtar duke larguar gjysmën e fuqisë punëtore dhe kjo me shpresën se nuk do të ketë një përmbytje të tretë.

Ndërkohë qeveria nga ana e saj ka zgjidhur qesen vetëm për ndërtimin e dy tombinove të shkarkimit të ujit në kilometrin 7 dhe 8 të autostradës Tiranë – Durrës, edhe kjo një zonë problematike.