FOTO/ Pema bie mbi kabinën elektrike, dëmtohet transformatori

Në qytetin e Shkodrës është shënuar një incident sot, teksa raportohet se një pemë ka rënë sipër një kabine elektrike duke dëmtuar transformatorin. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Stom Golem”, në qytetin Shkodër.

Mësohet se ekipi i OSHEE-së ka dalë në terren dhe po punon për riparimin e defektit në qytetin verior.