Rrëshqet kamioni nga ngrica e bora, bllokohet rruga që lidh Pukën me Shkodrën

Moti me reshje dëbore dhe temperatura të ulëta, ka shkaktuar probleme dhe penalizim të lëvizjeve në zonën e Pukës, ndërsa raportohet se një trajler edhe pse i pajisur me zinxhirë ka rrëshqitur duke bllokuar aksin që lidh qytetin e Pukës me Shkodrën.

Qyteti verior është penalizuar tërësisht për shkak të erërave dhe borës së madhe.

Banorët e Pukës aktualisht janë të izoluar dhe nuk kanë asnjë mundësi komunikimi me zonat e tjera.