Aksident fatal në Itali, humb jetën shqiptari. Emri

Një shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor në Pistoia të Italisë.

Sipas medieve lokale, mësohet se, viktima është Simon Gjondrekaj, 85 vjeç.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 17:30, ndërsa mësohet se Simon Gjondrekaj ishte duke u kthyer nga mesha. Ai përplaset nga një makinë tip “Dacia”, teka ishte duke kaluar në vijat e bardha të rrugës.

Gjondrekaj humb ndjenjat pas aksidentit dhe transportohet më pas me një autoambulancë drejt spitalit “San Jacopo”. Pavarësisht përpjekjes së mjekëve për ta mbajtur në jetë, zemra e të moshuarit ka pushuar së rrahuri rreth orës 21.00.

Drejtuesi i mjetit që përplasi shqiptarin, një 75-vjeçar italian, pas testit të alkoolit, ka rezultuar negativ. Raportohet se ai është shprehur se e pa viktimën vetëm në momentin e fundit dhe frenoi, por pa arritur të shmangë përplasjen.

Simon Gjondrekaj jetonte në rrugën” Fiorentina” në Pistoia, me bashkëshorten dhe djalin.