FOTOT/ Shkodra mbulohet nga dëbora

Shkodra është përfshirë sot nga reshjet e borës.

Që në orët e para të mëngjesit qyteti më i madh i veriut të vendit është zbardhur tërësisht.

Shkodranët nuk janë shumë “familjarë” me borën, dhe përtej problemeve që shkakton i ftohti, ata kanë nxituar të fotografojnë qytetin e tyre komplet të zbardhur.

Ja disa prej fotove të realizuara sot në qytetin e Shkodrës.