Ja lëvizja e re e studentëve, ftesa që kanë për pedagogët dhe shefat e departamenteve

Studentët e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës ju kanë bërë thirrje pedagogëve dhe shefave të departemenrteve, që të mos vënë mungesa për aq kohë sa ata vijojnë protestën e tyre për plotësimin e kërkesave që i kanë adresuar qeverisë.

Ata e ftojnë stafin drejtues dhe atë pedagogjik të fakultetit, që t’ju bashkohen studentëve në kauzën e tyre dhe i ftojnë që sot në orën 16:00 të marrin pjesë në takimin e organiozuar në Godinën “Liria” I cile sipas tyre do të jetë një hapur për të diskutuar rreth problematikave që kanë studentët.

Ata shprehen se shumica e studentëve janë pro bojkotit të mësimit dhe për këtë nuk kanë pse penalizohen me mungesa.