Publikimi i filmimeve me gjyqtarin në Fier, Prokuroria nis hetimet

Pas publikimit të pamjeve filmike mbi sjelljen një gjyqtari në Fier kanë nisur hetimet per këtë çeshtje.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, duke u nisur nga pamjet filmike të transmetuara në datën 08.01.2019 në emisionin “Stop” të televizionit “Klan”, kryesisht, ka rregjistruar proçedim penal për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarë të tjerë të drejtësisë”, të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 319/ç të Kodit Penal, thuhet në njoftimin që vjen nga Prokuroira.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shtetit janë duke u kryer veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe të përgjegjësisë penale të personave të përfshirë.