‘Formacioni i artë’ në Zvicër, ja cilët janë lojtarët shqiptarë më të vlerësuar

Paraqitjet e mira të Benjamin Kolollit dhe Hekuran Kryeziut me FC Zurich janë vlerësuar nga drejtuesit e Superligës së Zvicrës,

Mediat zvicerane kanë publikuar listën e lojtarëve më të mirë në elitën e futbollit zviceran.

Dy yjet e Kombëtares së Kosovës janë në mesin e futbollistëve më të mirë për sezonin e kaluar në ligën elitare në Zvicër.

Kololli dhe Kryeziu po ashtu kanë pasur paraqitje tepër të mira për Kosovën, të cilët ndihmuan që ta fitojë grupin në Ligën D të Kombeve, teksa e përfunduan vitin 2018 pa asnjë humbje.

Përpos Kolollit dhe Kryeziut në këtë formacion gjendet edhe sulmuesi Albian Ajeti që ka zgjedhur të luajë për Kombëtaren e Zvicrës, duke refuzuar kështu edhe Kosovën edhe Shqipërinë.