Reshje të dendura bore dy ditët në vijim, në fundjavë sërish acar

Vorbulla ciklonike nga Atlantiku, që po depërton mbi Europën qëndrore dhe lindore, do të formoj edhe një vorbull dytësore mbi Itali, e cila ditëve në vijim do të kaloj edhe nga rajoni ynë.

Masat e lagështa nga Mesdheu që do të sjellë kjo vorbull dhe masat e ftohta ajrore arktike që po depërtojnë nga veriu i kontinentit do të krijojnë kushte për reshje më të qëndrueshme bore ditën e mërkurë dhe të enjte.

Ndërkohë në fundjavë sërish do të depërtojë acar nga verilindja e kontinentit që do të zbres sërish temperaturat nën vlera mesatare.

Në kushtet që parashihet të mbajnë ditëve në vijim, sidomos nga dita e premte, cilësia e ajrit do të pësojë përkeqësim, ndërsa vlerat e indeksit do të rriten edhe në vlera të pashëndetshme. Ditën e enjte kur parashihet të ketë më shumë erëra vlerat do të zbresin edhe në normale.

9.01 - Ftohtë. Vranët dhe me borë. Kohë pas kohe reshjet do të jenë më intensive.

10.01 - Ftohtë. Në mëngjes kryesisht vranët. Ditën priten reshje bore, që pasdite dhe në mbrëmje do të jenë më intensive.

11.01 - Shumë ftohtë. Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Në mëngjes në vise të ulëta mjegull, që mund të mbetet edhe gjatë ditës.

12.01-13.01 - Në fundjavë acar. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull. Të shtunën pjesërisht vranët dhe intervale më të gjata me diell. Ditën e diel gjatë ditës vranësirat do të shtohen.